Dita e martë në Kosovë do të jetë me mot me diell, ku temperaturat arrijnë deri në 33 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius
Ndërkaq, erë do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 2 m/s./21Media











