Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me temperaturat maksimale që do të arrijnë deri në 25 gradë Celsius.
Temperaturat minimale ditën e shtunë do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi një deri në pesë metra për sekondë.
Të dielën, temperaturat minimale do të variojnë nga 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimi me shpejtësi një deri në gjashtë metra për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.











