Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Moti për vikend, temperaturat deri në minus 10 gradë Celsius

nga Venera Grabanica21 shkurt 2025
​Moti për vikend, temperaturat deri në minus 10 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër (e shtunë) parashihet të mbajë kryesisht me diell, por i ftohtë. Sipas Institutit, temperaturat minimale do të variojnë nga -10°C deri në -7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 5°C. Ndërsa, era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërsa, ditën e diel sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të mbajë mot kryesisht i vranët.

“Temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →