Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti sot me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

nga Kaltrina Berila18 gusht 2024
Moti sot me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe në shumë pjesë të territorit.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Java e ardhshme parashihet me rënie të temperaturave dhe herë-herë me riga shiu të përcjellura me rrufe./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →