Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti sot me diell e vranësira

nga Kaltrina Berila9 gusht 2020

Moti për sot në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, ku në disa vende do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →