Në Maqedoninë e Veriut moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 12 në 21 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore nga 28 në 38 gradë Celsius. UV=8
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 20 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore deri në 36 gradë Celsius.
Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë deri të martën, kur temperaturat në disa vende do të arrijnë në 40 gradë. Destabilizimi i motit pritet nga e mërkura, e ndjekur me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe rënie graduale e temperaturave ditore./TV21









