Moti në Maqedoninë e Veriut në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë me kushte për mjegull të mëngjesit nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla lokale. Kah fundi i ditës vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -3 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 19 gradë.
Në Shkup, do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë jugore. Kah fundi i ditës vranësira do të rritet. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 1, ndërsa ajo e ditës do të mbërrijë deri 17 gradë.
Të martën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët me reshje të shiut, veçanërisht paradite. Pastaj në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperaturat do të rriten dukshëm, shkruan TV21./21Media









