RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti sot, priten reshje shiu

nga Kaltrina Berila6 gusht 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëron rënie të temperaturave.
Sipas IHMK-së moti gjatë së premtes do të jetë i ndryshueshëm, ku do të ketë edhe reshje shiu.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm. Në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →