Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

MPB njofton për bllokim në tri pika kufitare nga ana e Serbisë

nga Venera Grabanica6 shtator 2024
MPB njofton për bllokim në tri pika kufitare nga ana e Serbisë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përditësimin e fluksit në pikate kufitare të Kosovës, ka treguar se pikat kufitare Jarinje, Bërnjak, Merdarë janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave nga MPB, fluksi në pikat tjera kufitare është zero, ndërsa në këto tri pika që qojnë për në Serbi thuhet se hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga këto tri pika, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →