Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

MPB: Situata e furnizimit me dokumente po stabilizohet

nga Venera Grabanica27 shkurt 2023
MPB: Situata e furnizimit me dokumente po stabilizohet
Situata e furnizimit me dokumente personale ka nisur të stabilizohet, pasi është pranuar kontingjenti i ri i dokumenteve blanko, kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Në njoftimin e së MPB-së u tha se Agjencia e Regjistrimit Civil do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës.

“Ju njoftojmë se, qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit. Ministria e Punëve të Brendshme falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë këtyre muajve”, thuhet në njoftimin e MPB-së./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →