Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

MPJ: Izraeli ka të drejtën për të mbrojtur popullin e tij nga raketat e Hamasit

nga Egzona Mehmeti16 maj 2021

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës sot bëri të ditur se Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët nga Hamasi.

“Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore.”, u shkrua në reagimin e ministrisë në twitter.

As every state #Israel has the right and the obligation to defend its people against 2000+ rockets fired at civilians only by Hamas, who is holding Palestinian civilians hostage in its war. We mourn all victims. We urge for refrain, stop of violence & seeking peaceful solutions.

— MFA Kosovo 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) May 16, 2021

Izraeli intensifikoi sulmet e tij në Gaza në mëngjesin e së shtunës (15 maj), ndërsa militantët e Hamasit u përgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael. Trembëdhjetë njerëz u vranë si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës të shtunën, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, duke rritur numrin e të vdekurve në 139. Dhjetë nga viktimat – përfshirë tetë fëmijë – ishin anëtarë të një familjeje të gjerë. Shtëpia e tyre u godit nga një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh në perëndim të qytetit të Gazës, thonë zyrtarët palestinezë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →