Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

MPJD iu bën thirrje shqiptarëve të largohen sa më parë nga Ukraina

nga Xh.D13 shkurt 2022

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të largohen sa më parë nga Ukraina.
“Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë”, thuhet në njoftim.

Rusia ka mbledhur më tepër se 100 mijë trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën në javët e fundit, sipas një përllogaritjeje të SHBA-së, duke ngre shqetësimet e Perëndimit dhe të zyrtarëve të Inteligjencës ukrainase se një pushtim pritet të ndodhë, transmeton rtv21.tv
Ndërsa po vazhdojnë tentimet diplomatike për ta evituar luftën, analistët paralajmërojnë se ushtria ruse paraqet një rrezik për Ukrainën.

Rusia ka rrethuar Ukrainën në tria anët. Në Krime në jug, në anën ruse të kufirit mes dy shteteve, dhe në Bjellorusi në veri.

Ndërkohë, disa linja ajrore i kanë anuluar fluturimet për në Ukrainë, kjo për shkak të frikës së shtuar se një pushtim nga Rusia është i afërt, pavarësisht bisedimeve intensive të fundjavës midis Kremlinit dhe Perëndimit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →