(Lajm i përditësuar)
MPJD konfirmon lirimin e Sadik Durakut nga burgu i Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se njoftoi se ka Serbia ka liruar nga paraburgimi kosovarin Sadik Duraku, , i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999.
‘Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sadik Duraku lirohet nga burgu i Serbisë
Është liruar nga burgu i Serbisë, Sadik Duraku, ish-pjesëtar i UÇK-së, me shtetësi britanike.
Kjo është konfirmuar nga OVL e UÇK-së dega në Has.
Duraku ishte arrestuar arrestua në prill të vitit 2024 teksa po e kalonte kufirin serbo-hungarez – një udhëtim që ai e kishte bërë shumë herë më parë.
Ai ishte u ndaluar nga policia kufitare serbe dhe u akuzua për krime lufte që pretendohet të jenë kryer kur ai ishte në UÇK.
Po atë ditë, mbi 1000 të tjerë u ndaluan nga autoritetet serbe, por vetëm një numër i vogël u akuzuan përfundimisht./21Media











