Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

MSH: Afro 8 mijë qytetarë të vaksinuar për dy ditë

nga B.K15 maj 2021

Ministria e Shëndetësisë(MSH) ka njoftuar se vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar sot për qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare të regjistruar në e-kosova dhe sipas termineve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i qytetarëvë të vaksinuar deri më tani është 39.321.

“Vaksinimi po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion. Ditëve në vijim, MSh do të krijojë mundësi të tjera shtesë për regjistrimin e të gjithë qytetarëvë që duhet të vaksinohen deri në arritjen e objektivit të vaksinimit të 60% të popullatës së Kosovës”, thuhet në njoftim./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →