Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

MSh bënë thirrje për vaksinim: Delta mund të dominojë në Evropë

nga Kaltrina Berila12 korrik 2021

Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që i kanoset Evropës nga varianti Delta, duke bërë thirrje për vaksinimin.
Përmes një njoftimi MSh ka bërë të ditur se vaksinimi mbetet mënyra më efikase për t’ju kthyer jetës normale.
“Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominoj në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të siuatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku”, thuhet tutje në njoftim duke shtuar se vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë.
Deri më tani, 253 mijë e 858 qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur më 15 qershor.
Vaksinat që po përdoren për imunizim janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të dyja ato duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →