Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

MSh-ja tregon shërbimet e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor

nga Kaltrina Berila25 janar 2023
MSh-ja tregon shërbimet e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se me miratimin e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar, do të rregullohet kujdesi shëndetësor.
Në një njoftim për media thuhet se do të rregullohen edhe procedurat e fertilizimit të asistuar mjekësor, realizimi dhe këshillimi për këto procedura.
“Në të ardhmen, qytetarët mund të kenë mundësi që këto shërbime të rëndësishme lidhur me shëndetin riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar – Fertilizimi in vitro (IVF) t’i marrin edhe në institucionet publike shëndetësore. Rregullimi i kësaj fushe tashmë edhe me ligj, krijon mundësinë për organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësitë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues”, thuhet në njoftim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →