Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen e të mbrojnë veten e më të dashurit në këtë sezon festash.
Gjithashtu, MSH rikujton se vetëm qytetarët mbi moshen 12 vjeç mund të vaksinohen.
“Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID. Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës.
Ndërkohë, deri më sot 772.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media










