Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

“MuayThai Kosova” pritet nga Ulpiana Lama në Bankok

nga Kaltrina Berila9 maj 2023
“MuayThai Kosova” pritet nga Ulpiana Lama në Bankok

Ekipi i Federatës MuayThai Kosova i cili po merr pjesë në Kampionatin Botëror në Bankok u prit nga ambasadorja e Kosovës, Ulpiana Lama.

Sipas Federatës në kë këtë takim u diskutua rreth sportit, po ashtu u njoftua ambasadorja për të arriturat dhe rrugtimin e ekipit në këtë sport.

“Ne e falenderojmë znj.Lama e cila shprehu gatishmërinë e saj për përkrahjen e ekipit tonë që po qendron momentalisht në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Bankok dhe per masivizimin e sportit të MuayThai në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo Federatë ka kujtuar se në vitin 2018 kur ekipi i tyre për herë të parë kishte marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Tailandë dhe kishte prezentuar Kosoven në mesin e 100 shteteve nuk kanë pasur Ambasadë dhe as ambasadorë./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →