Muhaxheri: Kurti s’po e do Lumirin me flokët e lyera me vaj, po e do elektoratin e LDK-së
Analisti politik Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet politike pas takimit ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Muhaxheri tha se është i bindur se Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje, duke vlerësuar se interesi i tij në raport me Abdixhikun lidhet më shumë me elektoratin e LDK-së sesa me vetë kryetarin e saj.
“Jam i bindur se Albin Kurti ka me çu vendin në zgjedhje. Ai nuk po e thërret Lumirin pse po e don Lumirin që i ka flokët e lyera me vaj, po e don elektoratin”, tha Muhaxheri në “Click”.
Ai kritikoi edhe qasjen e Abdixhikut, duke thënë se, sipas tij, kreu i LDK-së nuk po e kupton qëllimin e Kurtit.
“Kjo ka shumë rëndësi, që Lumiri është naiv dhe s’po e kupton, ose po e luan budallën, ose po don me pështy veten dhe don me besu që Albin Kurti po e merr”, deklaroi Muhaxheri.
Ai tutje foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në dimër, duke parashikuar pasoja politike për Abdixhikun.
“Nëse shkojmë në zgjedhje në dimër, me rezultatin që ka me marrë ai, duhet me dhanë dorëheqje atë natë”, tha Muhaxheri.











