Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Muhaxheri për VV-në: Veç nëse kanë marrëveshje me Listën Serbe

nga Gentrita Xhemajli5 nëntor 2025
Muhaxheri për VV-në: Veç nëse kanë marrëveshje me Listën Serbe

(Lajm i përditësuar)


Muhaxheri për VV-në: Veç nëse kanë marrëveshje me Listën Serbe

Analisti, Arton Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 shtroi dilema se Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë marrëveshje me Listën Serbe, duke përmendur edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin e cila sipas tij ka qenë e bindur nga Vetëvendosje.

Ai shtoi se është parë që nga VV nuk ka marrëveshje me partitë shqiptare.

“Veç hipotetikisht po them se nëse e kanë bind presidenten nëse kanë marrëveshje me Listën Serbe ata nuk e dimë, do të thotë aq ishte presidentja figurë që e bindën, pos nëse kanë diskutua që kanë ndonjë marrëveshje me Listën Serbe sepse te partitë shqiptare u pa që nuk e kanë atë marrëveshje”, theksoi Muhaxheri./RTV21/21Media


Muhaxheri: Gjaku i Deharit i ka sjellë LVV në pushtet

Analisti, Arton Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 tha se gjaku i aktivistit të VV-së, Astrit Deharit e ka sjellur në pushtet VV-në duke përmendur edhe Dimal Bashën.

“Po manipulohet edhe sot me gjakun e Astrit Deharit, gjaku i Deharit i ka pru sot në pushtet, kurr nuk kish mujt me kanë aj kryetar kuvendi pa e manipulu gjakun e Deharit”, deklaroi ai. /RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →