Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Muhaxhiri: Deklarata e Macronit ka qenë shumë e menduar dhe e analizuar

nga Venera Grabanica17 tetor 2023
Muhaxhiri: Deklarata e Macronit ka qenë shumë e menduar dhe e analizuar

(Lajm i përditësuar)


Liberalizimi i vizave, Muhaxhiri: Mund të gjendet ndonjë arsye për çështje të sigurisë, dhe mund të shtyhet

Analisti politik, Artan Muhaxhiri në “Click” në RTV21 tha se nuk mund të ketë pezullim të vizave, por mund te ketë shtyrje të liberalizimit.

”Në rastin e raportit mes BE-së dhe Kosovës, politika është e pafundme, nëse ka vullnet mund të gjendet ndonjë arsye për çështje të sigurisë, dhe mund të shtyhet edhe për 6 muaj liberalizimi apo për një vit, nashta jo të pezullohen por të shtyhen”, tha Muhaxhiri.


Muhaxhiri: Deklarata e Macronit ka qenë shumë e menduar dhe e analizuar

Analisti politik, Artan Muhaxhiri në “Click” në RTV21 ka thënë se deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron për liberalizimin e vizave ka qenë shumë e menduar.

”Mendoj që kjo deklaratë ka qenë shumë e menduar dhe e analizuar, sepse realisht liberalizimi i vizave ka mbetur instrument i vetëm për me i bo presion liderëve, kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit në veçanti,  Vuçiq është me gjëra tjera”, tha Muhaxhiri.

Nuk ka pritshmëri më të madhe për qytetarët e Kosovës se liberalizimi i vizave.


Fetoshi: Nuk pezullohen vizat, Macron i përdorë vizat si insturment presioni

Analisti politik, Arben Fetoshi në debatin ‘’Click’’ të RTV21 ka thënë se deklarata e së martës e presidentit francez, Emmanuel Macron për liberalizimin e vizave është tronditse për opinonin publik.

Tutje Fetoshi shtoi se deklarata e Macronit ishte e pamatur.

”Nuk pezullohen vizat mund ta pezullojë vetëm për Francën e jo vendimi për liberalizimin e vizave”, tha Fetoshi ndër tjera.

Sipas tij, është hera e dytë që ”Macron i përdorë vizat si insturment presioni mbi Prishtinën në veçanti”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →