Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Mundësi e humbur për drejtësinë”, Krasniqi reagon pas vendimit të Speciales

nga B G16 korrik 2025
“Mundësi e humbur për drejtësinë”, Krasniqi reagon pas vendimit të Speciales

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë për të refuzuar mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi e ka cilësuar këtë vendim një “mundësi të humbur” për të forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimet thelbësore të saj: objektivitetin, paanshmërinë dhe respektin për të vërtetën.

“Çlirimtarët, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i Kosovës nuk kemi kërkuar favore, por vetëm drejtësi. Drejtësi që nuk ndikohet nga paragjykimet. Që nuk e ngatërron lirinë me fajin. Sepse liria nuk është faj. Kurrë s’ka qenë. Kurrë s’do të jetë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi më tej ka shkruar se  “historia e Kosovës nuk mund të shkruhet në sallat e gjykatave, sepse ajo është shkruar me gjakun dhe sakrificën e atyre që luftuan për liri”.

“Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me padurim vendimin final për lirinë e tyre. Krenaria dhe dinjiteti i atyre që luftuan për këtë vend mbeten të pathyeshme – përjetësisht”, shkroi ai.

Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim që të rrëzojë në tërësi mocionin e mbrojtjes së ish-eprorëve të UÇK-së përmes së cilit kërkohej largimi i disa akuzave nga aktakuza. Mocioni përfshinte periudhën për incidentet para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →