RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Murat Jashari mbetë në paraburgim

nga RTV2128 prill 2017

Edhe për dy muaj u është vazhduar paraburgimi Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës

Gjykata Themelore më 13 prill ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës si të dyshuar lidhur me sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi.

E tëtë kjo ka ardhur sepse Gjykata e Apelit i ka gjetur si të pabazuara ankesat e avokatëve të Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës lidhur me vendimin për vazhdimin e paraburgimit

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Avni Llumnicës, Naim Rudari.

Ndaj këtij vendimi avokatët e të dyshuarve u ankuan në Gjykatën e Apelit, e cila gjeti se Gjykata Themelore ka vepruar drejtë kur ua ka vazhduar paraburgimin.

Murat Jashari dhe Avni Llumnica dyshohen për atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi më 13 mars të këtij viti. Vllasi është plagosur me armë zjarri në këtë sulm.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →