Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Murati: Bllokada që po bën opozita është jashtë çdo arsyeje

nga Venera Grabanica6 maj 2025
Murati: Bllokada që po bën opozita është jashtë çdo arsyeje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është jashtë çdo arsyeje “bllokada që opozita po vazhdon t’i bëjë konstituimit të Kuvendit”.

Ai ka marrë shembull zgjedhjen e kancelarit gjerman Friedrich Merz me votë të fshehtë në Bundestag të Gjermanisë të martën.

“ME VOTIM TË FSHEHTË, Bundestagu Gjerman sapo votoi për Kancelarin Friedrich Merz.  Votimi i fshehtë është formë demokratike për shprehje të vullnetit të lirë të deputetëve, dhe do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit për konstituim të Kuvendit edhe tek ne.  Bllokada që opozita po vazhdon t’ia bëjë konstituimit të Kuvendit është jashtë çdo arsyeje. Është për t’u marrë shembull sjellja e partive gjermane, që, megjithëse votimi për Kancelar në herën e parë dështoi të prodhonte rezultat, askush nuk e bëri temë ndërrimin e kandidatit dhe askush nuk kërkoi qeveri tranzicioni”, ka shkruar Murati në “Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →