Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

nga Venera Grabanica17 gusht 2023
Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar ka dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila sipas tij parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.

Në një postim në Facebook, Murati ka shkruar se buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023.

“Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023”, ka shkruar Murati në Facebook.

Sipas tij nga fillimi i mandatit, për tri vjet, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →