Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro

nga Gentrita Xhemajli25 qershor 2025
Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se janë ekzekutuar pagesat me rritje për lehonat në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se nga ky muaj, shuma mujore që përfitojnë lehonat është rritur në 325.9 euro, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar.

“Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona – 325.9 euro/muaj, nga 170 euro më parë. Kur e mendon që deri para katër vitesh mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë zero, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kaluara”, ka deklaruar Murati.

Ndërkaq kjo rritje, sipas Muratit po cilësohet se është një dëshmi e angazhimit të qeverisë për të mbështetur gratë dhe familjet e reja, si pjesë e politikave sociale për përmirësimin e mirëqenies. /21Media

&;

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →