🇽🇰 Kosova
Murati: Deputetët e opozitës janë të vetmit që shkelën Kushtetutën
nga Kaltrina Berila29 qershor 2025
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se mbi 30 herë kanë parë partitë politike të refuzojnë të kryejnë detyrimin e tyre kushtetues nën pretekstin që votimi i fshehtë për kryetaren e Kuvendit është antikushtetues.
Tutje Murati ka shtuar se aktgjykimi thotë se deputetët mund të votojnë në votim të hapur apo të fshehtë.
“Deputetët e opozitës janë të vetmit që shkelën Kushtetutën duke mos marrë pjesë në votim. Ne tashmë kemi dëgjuar se ata pretendojnë që përmes juristëve të japin interpretime mbi interpretimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.











