RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Murati: LDK ka më shumë kërkesa tani se kur mendonin se ishin të parët

nga Kaltrina Berila6 dhjetor 2019

Sipas Muratit ky nuk është vullnet i mirë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka thënë se LDK ka më shumë kërkesa tani kur kanë dalë të dytët në zgjedhje sesa para zgjedhjeve kur mendonin se do të dilnin të parët.

Ai shkroi se ky nuk është vullnet i mirë, pasi vullneti i mirë duket ndryshe.

“Oferta e fituesit për të harmonizuar programin me partnerin qeverisës si dhe për të ndarë përgjegjësinë e qeverisjes përgjysmë është ofertë tejet gjeneroze. Kjo në vetvete tregon për vullnetin e fituesit që të arrihet një marrëveshje e cila respekton partnerin dhe siguron mirëbesim në qeverisje”, ka shkruar Murati.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalur e para kështu duke marrë 29 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, një më pak 28./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Më të fundit

Të gjitha →