Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Murati njofton se të martën sektorit publik i ekzekutohen edhe shtesat për shtator

nga B.K31 tetor 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se nesër do të ekzekutohen në mënyrë retroaktive shtesat prej 50 euro për muajin shtator për sektorin publik.
Ai ka thënë se sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.
“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator. Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator”, ka njoftuar Murati në Facebook.
Ai ka thënë se shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →