Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Muriqi shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

nga Venera Grabanica20 tetor 2024
Muriqi shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

Mallorca shënoi sot (e diel) fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit spanjoll.

Vendimtar në këtë takim ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i cili ishte autor i golit të tri pikëve për Mallorcan.

Muriqi arriti që të shënojë në minutën e 75-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Dani Rodriguez duke u rikthyer kështu me stil pas lëndimit.

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Muriqi u vlerësua me notën 7.7 nga Sofascore e cila ishte më e larta se çdo lojtar tjetër në fushë.

Përveç golit të realizuar, Muriqi pati edhe katër goditje të tjera, tri duele tokësore të fituara, tetë duele ajrore të fituara dhe ishte i faulluar dy herë.

Ky ishte goli i dytë i 30-vjeçarit me Mallorcan në shtatë ndeshje të luajtura këtë sezon teksa ka edhe një asistim.

Mallorca do të rikthehet në aksion të hënë e ardhshme, ku do të jenë nikoqir të Athletic Bilbaos.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →