RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Musliu: AKI s’është e përfshirë në skandalin e televzionit publik, ftoj prokurorinë ta intervistojë Gërvallën

nga B G25 korrik 2024
Musliu: AKI s’është e përfshirë në skandalin e televzionit publik, ftoj prokurorinë ta intervistojë Gërvallën

Deputetja e PDK -së Ganimete Musliu dhe njëherësh kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka thënës se “pas interesimit të madh të mediave dhe në pamundësi që ti përgjigjem secilit medium veç e veç po jap sqarim lidhur me deklaratat dhe shkrimet se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së”.

“Si kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, pas daljes në publik të pretendimeve se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së në sulmin ndaj mediave Nacionale dhe Periskopi, sot kam komunikuar me Drejtorin Petrit Ajeti për t’u informuar për vërtetësinë e lajmeve lidhur me përfshirjen e AKI-së në këtë skandal”, ka shkruar Musliu, transmeton Telegrafi.

Ajo ka thënë se në bazë të përgjigjes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast.

“Si kryetare e Komisionit Mbikëqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!”, ka shkruar deputetja Musliu.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →