Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Musliu: Haxhiu para se të niset në Hagë duhet t’i kërkojë falje Thaçit dhe Veselit

nga Kaltrina Berila29 mars 2022

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se nëse ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk i kërkon falje publike Hashim Thaçit e Kadri Veselit kërkesa e saj për t’i takuar këta të fundit është e pakuptimtë.
“Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikish falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel. Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimit dhe e padrejtë”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në “Facebook”.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot udhëton për në Hagë. Siç bëhet e ditur, ministrja Haxhiu pritet të takohet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →