Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Musliu: PDK është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës, VV dje mori atë që e mbolli

nga Gentrita Xhemajli27 tetor 2025
Musliu: PDK është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës, VV dje mori atë që e mbolli

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se krahasimi që VV-ja i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshëm dhe i pavërtetë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se kjo gjuhë e urrejtjes s’është politikë por dëshprim.

Sipas Musliut, PDK-ja është shtylla e Kosovës dhe se VV-ja dje mori atë që ka mbjell.

“Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë dhe thellësisht fyese për vet shtetin e Kosovës. Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën është turp dhe mashtrim politik. Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim. Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta. PDK është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës. Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend. Vetëvendosje dje mori atë që e mbolli. Tani është koha për ide, jo për shpifje. Për punë, jo për propagandë. Për Kosovën, jo për pushtet”, ka shkruar Musliu. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →