Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Musliu-Shoshi për censurën në RTK: Veprimet e VV’së nuk janë thjesht sulm ndaj gazetarëve por ndaj vetë demokracisë

nga Gentrita Xhemajli25 gusht 2025
Musliu-Shoshi për censurën në RTK: Veprimet e VV’së nuk janë thjesht sulm ndaj gazetarëve por ndaj vetë demokracisë

Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas përjashtimit të gjashtë gazetarëve të RTK’së nga moderimi i magazinave informative, duke thënë se ky është sulm ndaj vetë demokracisë.

Musliu-Shoshi ka thënë se gazetarët e RTK-së, me profesionalizëm dhe guxim, po dëshmojnë se gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por mision ndaj së vërtetës.

“Veprimet e fundit të LVV-së ndaj tyre nuk janë thjesht sulm ndaj disa gazetarëve por janë sulm ndaj vetë demokracisë. Sepse aty ku kontrollohet fjala e lirë, kontrollohet edhe mendimi, edhe shoqëria, edhe ardhmëria. Demokracia nuk bie nga jashtë, ajo shembet nga brenda, kur pushteti tenton të heshtë kritikën dhe ta kthejë median publike në vegël të vet. Kjo është përmbysja e saj më e rrezikshme”, ka shkruar ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo ka thënë se duke mbrojtur fjalën e lirë, mbrohet demokracia.

“Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi solidarë me gazetarët profesionistë të RTK-së dhe me çdo zë të lirë në këtë vend. Sepse duke mbrojtur fjalën e lirë, ne mbrojmë demokracinë, të ardhmen dhe vetë lirinë tone”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →