Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa: LDK-AKR-Alternativa, është rruga evropiane

nga Egzona Mehmeti17 maj 2017

Sipas Isa Mustafës Avdullah Hoti është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes

Kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, është shprehur i bindur se koalicioni parazgjedhor i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e së ardhmes së vendit.

Përmes Facebook-ut kryetari i LDK-së ka theksuar se LDK dhe partnerët e koalicionit janë rruga evropiane.

“Kryeministri i ardhshëm, prof. Dr. Avdullah Hoti, është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Ashtu siç është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën. Është gërshetim i së resë, shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore. Është rruga evropiane”, ka shkruar Musfafa.

Partia e Isa Mustafës mbrëmë ka lidhur koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit. Për kryeministër nga ky koalicion është kandiduar ministri aktual në detyrë i Financave Avdullah Hoti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →