Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa: LDK nuk vepron as sipas kushtëzimeve

nga RTV2119 qershor 2017

Sipas Mustafës,qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtëzimeve, as sipas shantazheve individuale dhe as me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc.

“LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc” ka thënë Mustafa.

Sipas tij,qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe sipas Mustafës me koalicionin ku është PDK.

“Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së. Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje.” ka shtuar ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →