Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa: LDK po i qëndron vetes, s’po i shkon bash hiq kërkujt

nga Gentrita Xhemajli1 prill 2025
Mustafa: LDK po i qëndron vetes, s’po i shkon bash hiq kërkujt

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, thotë se partia e tij po mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimeve dhe elektoratit të vet.

Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa ka kritikuar ata që, sipas tij, përpiqen të vendosin LDK-në në korniza të interesave të tjera politike.

“Ata duan të diskutojnë ‘a po i shkon LDK-ja PDK-së apo VV-së’, por assesi s’duan të dëgjojnë që LDK po i qëndron vetes, votuesve të saj, e s’po i shkon bash hiq kërkujt,” ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka ironizuar edhe me kalkulimet politike të kundërshtarëve, duke thënë se po bëjnë “pazar pa hangjiun” dhe se LDK nuk është pjesë e asnjë tavoline të tillë.

“S’ka rëndësi kush pajtohet me kënd, me cilin qëndrim e me cilën ide, ka rëndësi që kemi demokraci të plotë,” ka përfunduar ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →