🇽🇰 Kosova
Mustafa për Bukoshin: S’mund të shkruaj shumë për kryeministrin tim
nga Venera Grabanica10 qershor 2025
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar Bujar Bukoshin, duke thënë se sot nuk mund të shkruaj gjatë për kryeministrin tij dhe kryeministrin e Kosovës, Bujar Bukoshi, i cili iku nga kjo jetë.
Mustafa ka shkruar në Facebook se ka shumë për të thënë për njeriun që në kohët më të vështira drejtoi Qeverinë në ekzil, për njeriun që nuk u dorëzua asnjëherë sepse ishte i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë dhe i pastër si loti.
“Kontributi i tij vështirë se mund të matet, sepse punoi në kohë të pakohë, ku vetëm idealizmi për lirinë e Kosovës e drejtoi përpara. Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ai.











