Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa përkujton Nekibe Kelmendin në 6 vjetorin e vdekjes

nga RTV2119 qershor 2017

Mustafa ka përkujtuar  nënkryetaren e LDK-së

Kryeministri në largim Isa Mustafa ka përkujtuar ish-anëtaren e LDK-së Nekibe Kelmendi e cila ka vdekur para gjashtë vitesh. Mustafa ka shkruar se Nekibe Kelmendi ishte një heroinë e vërtetë pasi që mbi dhimbjen e saj kultivoi idealin e shtetit.

“Të nderuar miq, Është vështirë të përkujtojmë njerëzit që i dhanë shumë këtij vendi, sepse ata meritonin të jenë me ne. Të përkujtojmë Nekibe Kelmendin. Nënën heroinë, nënkryetaren e LDK-së, ministren dhe veprimtaren e shquar të shtetndërtimit të Kosovës. Nekibe Kelmendi e mundi dhimbjen e saj për të bijtë dhe bashkëshortin që ia ekzekutuan hordhitë serbe. Mbi dhimbjen e saj kultivoi idealin e shtetit, dëshirën që bijtë dhe bijat e këtij vendi të jetojnë në paqe dhe të lumtur. Kosova krenohet deri në përjetësi me Nekibe Kelmendin”, thuhet në postimin e Mustafës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →