Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë

nga Venera Grabanica2 qershor 2024
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë

(Lajm i përditësuar)

Mustafi e pranon humbjen në Bujanoc: Ky nuk është fundi

Ragmi Mustafi e ka pranuar humbjen në Bujanoc, duke shtuar se janë shumë krenarë për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë fushatës.

“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë. Megjithatë, jam shumë krenarë për punën dhe përkushtimin që keni treguar gjatë gjithë fushatës. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi. Kontributi për idealet dhe aspiratat tona nuk mbaron.  Faleminderit nga zemra për çdo përpjekje dhe mbështetje”, ka thënë Mustafi.

Përndryshe, nga e njëjta parti, Partia për Veprim Demokratik, Ardita Sinani e ka shpallur fitoren në Komunën e Preshevës.


Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë

Ardita Sinani e ka shpallur fitoren në Preshevë për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën. Ajo ka thënë se fitorja është historike.

“Subjekti ynë politik i ka 4078 vota, PDSH-ja i ka 3703, Aleanca 1185, APN 2850… Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”, ka deklaruar Sinani.


Zgjedhjet lokale në Preshevë e Bujanoc, rezultatet preleminare pas orës 22:00

Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonje incident serioz.

Sipas zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithçka ka shkuar relativisht mirë, me incidente të lokalizuara.

Votimi llogaritet të jetë mbi 30 për qind, ndërsa rezultatet preliminare pritet të dalin pas orës 22:00. Të dhënat për RTK janë konfirmuar nga kryetarët e Kuvendeve Komunale Zgjedhore në këto komuna.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →