🇽🇰 Kosova
“Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni”, OVL e UÇK-së reagon pas heqjes së flamurit të UÇK-së në stadium
nga Gentrita Xhemajli8 qershor 2025
Pas largimit të flamurit të UÇK-së nga stadiumi ‘Air Albania’ gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, ka reaguar ashpër Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke e cilësuar këtë veprim si një fyerje të rëndë ndaj sakrificës së dëshmorëve dhe historisë së popullit shqiptar.
Përmes një deklarate emocionale dhe të ngarkuar me simbolikë, OVL e UÇK-së thekson se prekja e flamurit të UÇK-së është njësoj si prekja e gjakut të atyre që dhanë jetën për lirinë, ndërsa kërkon ndjeshmëri më të madhe nga institucionet për çështje që lidhen me memorien kombëtare.









