Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nagavci e Rama diskutojnë për bashkëpunimin mes ministrisë e komunës

nga Xh.D9 shtator 2022

Nagavci i kërkon Ramës të gjejë lokacionin për konviktin e Gjimnazit Matematikor
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci takoi kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes ministrisë dhe komunës, në fushën e arsimit.
Nagavci informoi Ramën në lidhje me planifikimet e ministrisë për të investuar në shumë projekte, për çka nevojitet edhe përkrahja dhe bashkëpunimi i komunës në identifikimin e hapësirave të nevojshme infrastrukturore.
Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë dhe problemet me të cilat po ballafaqohet kjo shkollë. Ministrja Nagavci kërkoi që si Komunë e Prishtinës të shikojnë mundësinë për gjetjen e një lokacioni për sigurimin e konviktit për nxënësit e këtij gjimnazi, ashtu siç ka qenë e paraparë që në fillim.
Nagavci theksoi nevojën e ndërtimit të çerdheve të reja, sidomos në pjesë rurale, për çka kërkoi bashkëpunim në identifikimin e hapësirave për ndërtimin e tyre.
Ndërsa, i pari i Prishtinës shprehu shqetësimin e tij sa i përket rekrutimit të stafit në shkolla profesionale./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →