Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nagavci: Nuk e kemi shqyrtuar ofertën e LDK-së

nga B G26 dhjetor 2019

Seanca konstituive po vazhdon

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci për RTV 21 tha se ende nuk e kanë shqyrtuar ofertën e LDK-së për Presidentin.

“ Ne i kemi diskutuar të gjitha opsionet deri në kohën e nevojshme para konstituimit të Kuvendit. Oferta e fundit në ditën e sotme në ora 12:00 nuk ka pasur mundësi të shqyrtohet seriozisht. Ne kemi pritur që gjithçka të përfundojë ashtu siç i kemi premtuar edhe qytetarëve para datës 23 (dhjetor) në mënyrë që gjatë ditës së djeshme të aprovohet gjithçka.”, tha Nagavci.

Ajo nuk bëri të ditur se a do të propozohet sot Kryetari i Kuvendit, vetëm tha se do të kuptohet pas betimit të deputetëve.

Ndërsa, sot kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se LDK është marrë se si duhet të zgjidhjet çështja e postit të Presidentit. “LDK propozon kandidatin për President i cili plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret kushtetuese dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së Presidentit i cili do të përkrahet nga Lëvizja Vetëvendosje. LVV ta marrë një ministri nga LDK-ja dhe me këtë propocion qeveria do të mbetet gjashtë me katër sa i përket ministrive, por nga momenti që zgjidhet Presidenti”, tregoi ai ofertën e LDK-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →