🇽🇰 Kosova
Nagavci, nxënësve: Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm
nga R24 qershor 2023
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka uruar maturantëve suksese në provimin e maturës shtetërore që po mbahet sot.
Nagavci tha se në mënyrë që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm.
“Andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë. Me qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer. Suksese dhe mbarësi për të gjithë ju!”, shkroi Nagavci në një status në Facebook.
Provimi i maturës ka filluar nga ora 10:00. /21Media











