Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të mblidhet të martën (nesër). Para deputetëve të këtij komisioni do të raportoj Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci lidhur me gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës.
Kuvendi i Kosovës njofton se përveç Nagavcit, edhe Musa Selimi, dekan i Fakutetit të Edukimit Fizik dhe Sportit do të jetë pjesë e raportimit.











