Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Naim Murselit dhe dy të tjerëve iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

nga Kaltrina Berila29 dhjetor 2023
Naim Murselit dhe dy të tjerëve iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”, ka thë Gashi.

Liridona Ademaj, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →