Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nalohet për 48 orë i dyshuari që kërcënoi gazetarët e portalit në Mitrovicë

nga B G26 korrik 2024
Nalohet për 48 orë i dyshuari që kërcënoi gazetarët e portalit në Mitrovicë

Është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.A,. nga Vushtrria, me dyshimin se i njëjti ka kanosur gazetarët e portalit “Mitropol” nga Mitrovica, për shkak të një shkrimi të portalit për vendosjen e një mini-parku argëtues në sheshin e Vushtrrisë, njofton Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes një komunikate për media.

“Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →