Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Namazi i Bajramit pas 18 vitesh falet te xhamia e Ibrit në veri

nga Kaltrina Berila25 qershor 2017

Myslimanët sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit

Qindra qytetarë kanë falur namazin e Fitër Bajramit për herë të parë 18 vjet pas luftës, në vendin ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës.

Ata u shprehën tejet të lumtur që pas 18 vitesh sërish po dëgjohet ezani në këtë vend.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu, ka uruar që shqiptarët e veriut, por edhe të tjerët, në të ardhmen të falen në këtë vend ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri dhe jo nëpër xhamitë e ndryshme në jug të qytetit.

Ceremonia e faljes së namazit është zhvilluar nën masa të shtuara të sigurisë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →