Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Napoli konfirmon lëndimin e Rrahmanit

nga Venera Grabanica10 tetor 2022

Amir Rrahmani me Napolin pati paraqitje të mirë mbrëm në fitoren kundër Cremoneses në udhëtim, në kuadër të Serie A.
Napoli fitoi me rezultatin 4:1, ndërsa mbrojtësi i qendrës luajti deri në minutën e 82-të.

Ai me të filluar ndeshja ishte i pafat kur nga një aksion individual e qëlloi transversalen.
Por, në fundin e ndeshjes, Rrahmani pësoi një lëndim muskulor në kofshë.

“Amir Rrahmani, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Cremoneses, ka lëndim të muskulit në kofshën e këmbës së majtë”, ka shkruar Napoli në faqen zyrtare.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →