Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Napoli mposht Lazion dhe shkëputet në kreun e tabelës

nga Venera Grabanica28 nëntor 2021

Napoli ka bërë një rikthimit të fyqishëm pas humbjes javën e kaluar nga Interi duke e mposhtur Lazion me rezultat të thellë 4-0 në “Diego Armando Maradona” të dielën në kuadër të xhiros së 14-të të kampionatit italian.
Fitorja e Napolit i paralajmërua që në fillim të ndeshjes ku brenda 30 minutave skuadra e Spallettit shënoi tre gola dhe realizues ishin Zielinski dhe Martens që shënoi dy herë.
Nga ana tjetër, Lazio nuk e gjente assesi ritmin e lojës dhe nuk krijonte asnjë rast të rrezikshëm.
Në pjesën e dytë, Napoli shënoi edhe një tjetër gola, madje në minutën e 85’ ne anë të Ruiz dhe ky ishte njëkohësisht edhe rezultati final i kësaj ndeshjeje.
Kështu Napoli e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë humbjen e Milanit nga Sassuolo dhe tani e kryeson tabelën i vetëm me 32 pikë, tri më shumë se Milani i vendit të dytë dhe katër më shumë se Interi që është në vendin e tretë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →